VAR debuton në Britani, për miqësoren Angli-Gjermani

Miqësorja e së premtes në “Wembley”, mes Anglisë e Gjermanisë, do të shohë për herë të parë në përdorim një ndihmës arbitër me video (VAR) në Britaninë e Madhe.

Në vitin 2016 u arrit një marrëveshje për një provë dy-vjeçare, duke mundësuar rishikimin e vendimeve për golat, penalltitë, kartonët e kuq dhe ngatërrimin identitetit të lojtarëve.

VAR nuk e detyron arbitrin të konsultohet me videon, por është i lirë t’i rekomandojë arbitrit në fushë që të konsultohet me pamjet filmike, duke e lënë në dorë të arbitrit vendimin.

Si për koincidencë, ndeshja e parë zyrtare me VAR për Anglinë është kundër Gjermanisë, rivalit historik, ndaj të cilit ka pasur shumë episode që kanë mbetur në histori dhe ende krijojnë debate, si goli i vitit 1996, ku Hërst goditi traversën dhe topi u përplas mbi vijën fatale, ndërsa arbitri akordoi golin (inekzistent) që vendosi finalen e Kupës së Botës.

Edhe në vitin 2010, kur Anglia ndeshej me Gjermaninë në Kupën e Botës, Lampard goditi traversën dhe topi e kaloi dukshëm vijën fatale (rezultati do shkonte 2-2), por arbitri vendosi për të kundërtën dhe Anglia humbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *