Urdhër i prerë për De Ligt, Ajaksi shqetëson Juventusin

Të gjithë tifozët e Juventusit po presin me padurim zyrtarizimin e Matijs De Ligt, por akoma nuk po ndodh. Përkundrazi, lajmet që vijnë nga Holanda nuk janë aspak pozitive.

Bardhezinjtë kanë ofruar 65 milionë euro duke përfshirë bonuset, por Ajaksi ka refuzuar sipas ad.nl. “Harkëtarët” kërkojnë më shumë para dhe raportohet se Barcelona dhe PSG kanë ofruar më shumë për mbrojtësin 19-vjeçar.

Ajaksi do të nisë përgatitjet për sezonin e ri ditën e hënë dhe ka thirrur De Ligt të paraqitet në stërvitje. E ardhmja e tij është akoma pezull. Katalanasit janë tërhequr dhe në garë ka mbetur vetëm Juventusi me PSG-në.

Avantazhi i madh i Juventusit është dëshira e vetë kapitenit, i cili preferon transferimin në Serie A, por kampionët e Italisë duhet të rrisin ofertën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *