Ulrajsh flet për “gafën e shekullit”: Gabimet e portierit janë më të tmerrshmet

Gafa e Sven Ulrajsh në sfidën gjysmëfinale ndaj Realit do të mbahet mend gjatë në mendjen e tifozëve bavarezë. Gabimi trashanik ka rënduar shumë në mendjen e 28-vjeçarit. Puna e mirë që gardiani gjerman kishte bërë që prej dëmtimit të Nojer në muajin shtator, tanimë nuk ka asnjë lloj vlere, pasi në fund emri “Ulrajsh”, do lidhet gjithmonë me gafën që ai kreu në Bernabeu. Portieri i kampionëve të Gjermanisë ka pranuar të flasë për herë të parë me “Sport Bild” në një intervistë ku ka diskutuar gjithçka çfarë ka ndodhur me karrierën e tij gjatë tetë muajve të fundit.

Si arsyetuat situatën në rastin e golit të dytë?

“Kur Toliso pasoi për tek unë, mu duk sikur Benzema ishte në gjendje të kapte topin dhe u përgatita për një situatë një kundër një. Por më pas topi erdhi drejt meje, dhe në atë moment më kapi paniku, pasi e kuptova që nuk mund t’i përdorja dot duart u përpoqa që ta kap topin me këmbë, por nuk ia dola, më pas në një përpjekje të fundit u përpoqa që ta kap topin me dorë gjithsesi, por përsëri dola huq”.

Dalja e gabuar?

“Gjithçka ndodhi në një fraksion sekonde. Nuk isha aspak dyzuar në dalje, thjesht mora një vendim të gabuar”.

Sa herë e keni parë përsëritjen e gafës?

“E kam parë një ose dy herë. Ishte një gabim shumë i rrallë. Diçka që mund të ndodhi një herë në 100 situata”.

Si u ndjetë më pas?

“Kur rezultati shkoi 1-1 na duhej të shënonim dhe dy gola për të shkuar në finale. Edhe sikur mos ta bëja gafën do të na duhej ai gol i tretë për të eliminuar Madridin. Nuk ishte vetëm gafa ime që ndikoi në eliminimin tonë nga Champions-i, pasi ka pasur dhe një mori faktorësh të tjerë.”

Çfarë po mendonit në fund të takimit?
”Ishte thjesht një ndjenjë zhgënjimi shumë e madhe për eliminimin. U afruam shumë, por nuk arritën të shënonim golin e tretë, dhe kjo na e shtoi akoma më shumë dozën e zhgënjimit. Donim me shpirt të shkonim në finale”.

Si ndihet një portier mbas një gabimi të tillë?

“Një gabim që shkakton më pas një gol ndikon shumë te një portier, por e njëjta gjë nuk ndodh me një sulmues për shembull, ndërsa për pozicionin tim ose të qendërmbrojtësi gabimet janë gati të pafalshme. Gjatë tetë muajve që kam luajtur si portier i parë, nuk kisha bërë qoftë edhe një gabim, por më pas gabova ndaj Realit. Më vjen keq që lashë ekipin e baltë në momentin më vendimtar të sezonit”.

Si reaguan shokët e ekipit?

“Djemtë janë të gjithë shokë shumë të mirë. Më thanë se jemi një skuadër, secili prej tyre e ka të qartë që nuk jemi eliminuar vetëm prej gabimit tim”.

Si do e kaloni këtë moment të vështirë?

“Me ndihmën e familjes dhe shokëve të mi natyrisht. Por në fund të fundit është vetëm sport, jeta vazhdon. Gjithsesi është e rëndësishme që të nxjerrësh mësime nga çdo gabim”.

Sezoni, sukses apo dështim?

“Dështim!? Jo aspak. Kemi zhvilluar një sezon të shkëlqyer. Kam kryer disa ndeshje shumë të mira. E them me bindje që kam luajtur në nivelin e pjesës tjetër të skuadrës. Ky ishte sezoni më i mirë i të gjithë karrierës sime”, përfundoi 28-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *