Uanda Nara tregon fiksimin e Ikardit para golit në derbi

0

Mauro Ikardi shënoi në shtesë ndaj Milanit të dielën dhe konfirmoi se është lideri i madh i këtij Interi, që ëndërron gjëra të mëdha, por pa përmendur fjalën titull.

Bashkëshortja/agjente e sulmuesit argjentinas, Uanda Nara, ka qenë si zakonisht pjesë e emisionit Tiki Taka në Italia 1 dhe natyrisht Maurito ishte personazhi i ditës.

“Interi e dominoi ndeshjen dhe fitoi me meritë. Ikardi beson gjithnjë, deri në fund, ndaj jam e bindur që po ta pyesnin në minutën e 90-të, sërish do thoshte që fitonte Interi. Dëgjoj të thuhet që Ikardi duhet të luajë më shumë për ekipin dhe të ndihmojë shokët, por unë mendoj se ai duhet të qëndrojë më shumë në zonë”.

“A mund të synojë Interi titullin? Nuk e di, por nuk është larg Juves dhe më duket se po e ndjekin mirë Spaletin, po bëjnë gjithçka si duhet”.

“Ikardi kaloi Vierin si shënuesi më i mirë i Interit? Kishte gjithë javën që më fliste për rekordin e Vierit dhe fiksimin për ta kaluar. Ishte një stimul madhor për të dhe ia doli mbanë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.