U19 | Rusia e Greqia në grup, përballje zjarri për Kosovën e Shqipërinë

Shqipëria U19 ka mësuar kundërshtarët dhe do të ketë një derbi me Greqinë. Kuqezinjtë janë në grupin 4, ku janë të përfshira dhe Belgjika me Islandën. Tashmë trajneri Nevil Dede duhet të nisë të mendojë për rivalët.

Edhe Kosova ka mësuar rivalët dhe do të jetë në grupin 5. Rusia dhe Polonia janë dy prej kundërshtarëve, ndërkohë katërshja plotësohet nga Uellsi. Një grup jo i lehtë edhe për Dardanët, që do mundohen të kualifikohen në Elite Round.

Gjithsej janë 13 grupe me nga 4 skuadra. Dy të parat në grupe kalojnë në Elite Round, ndërkohë edhe 4 vendet e treta më të mira përparojnë në fazën finale. Për Shqipërinë U19 dhe Kosovë U19 nuk do të jetë një mision i lehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *