U-19/ Mali i Zi shuan shpresat e kuqezinjve për kualifikim

0

Kombëtarja U-19 e Erjon Bogdanit është mundur minimalisht dhe në ndeshjen e dytë të kualifikuesev të Europianit. Homologëve nga Mali i Zi u mjaftuan me një gol të shënuar në pjesën e dytë nga kapiteni Vukotiç nga pika e bardhë e penalltisë, edhe pse më herët 19-vjeçarët tanë pretenduan për një faull. Në këtë mënyrë kuqezinjtë e vegjël humbin shpresat për kualifikim edhe pse kanë dhe një ndeshje për të luajtur. Pavarësisht se rastet nuk munguan në fraksionin e dytë, rezultati nuk ndryshoi. Për tu përmendur fakti se nuk mungoi as mbështetja e tifozerisë kuqezi, pavarësisht temperaturave të ulta dhe reshjeve të shiut.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here