Tunizia pa pikë e pa portierë, tani në dorë të FIFA-s

Tunizia i ka humbur dy ndeshjet e para në Botërorin 2018 dhe është eliminuar, edhe pse ka luajtur mirë, sidomos në ndeshjen kundër Anglisë, ku ishte shumë pranë barazimit.

Sikur të mos mjaftonte fati i keq në ndeshjen ndaj Anglisë, Tunizia ka pasur edhe një problem tjetër, sepse para atij takimi u dëmtua portieri titullar Muez Hasen dhe ditët e fundit është dëmtuar në stërvitje edhe titullari i dy ndeshjeve të fundit, Faruk Ben Mustafa.

Tashmë në dizpocion për ndeshjen kundër Panamasë mbetet vetëm 33-vjeçari Ajmen Mathluthi, i cili luan në Arabinë Saudite.

Tunizia ka thirrur me urgjencë portierin e Esperance të Tunizisë, Moez Ben Harifia, por duhet pritur përgjigja e FIFA-s, që duhet të japë miratimin. Gjithsesi, zor se FIFA refuzon, përtej rregulloreve, sepse një skuadër nuk mund të luajë vetëm me një portier në një ndeshje Botërori, duke rrezikuar që në rast dëmtimi apo kartoni të kuq, të luajë me futbollist me rol tjetër në vend të portierit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *