Triumfi në Champions, ja përfitimet e Liverpulit!

0

Liverpuli u shpall kampion Europe një natë më parë, teksa ngriti në qiell trofeun e UEFA Champions League pas fitores 2-0 ndaj Totenhemit në finale.

Në fund të ndeshjes, besoj se shumica e njerëzve kanë pyetur veten se sa mund të ishin pëfitimet e Liverpulit nga triumfi i Championsit. Që nga nisja e rrugëtimit të “The Reds” në fazën e grupit dhe deri në fitimin e finales, ata kanë përfituar plot 74 milionë euro.

Shuma më e madhe është përfituar nga pjesëmarrja dhe nga arritja e finales, respektivisht nga 15 milionë euro secila arritje. Triumfi në finale i ka dhuruar vetëm 4 milionë euro Liverpulit, ndërsa në fazën e grupeve ata kanë fituar 9 milionë euro.

-Pjesëmarrja në Champions: 15 milionë euro

-Faza e grupeve: 9 milionë euro

-Kualifikimi në 1/8: 9,5 milionë euro

-Kualifikimi në çerekfinale: 10,5 milionë euro

-Kualifikimi në gjysmëfinale: 12 milionë euro

-Kualifikimi në finale: 15 milionë euro

-Fitimi i Championsit: 4 milionë euro

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.