Trajneri i Bullgarisë vlerëson Kosovën: Luajnë futboll modern dhe s’kanë frikë

0

Bullgaria pret të nesërmen në Sofie Kosovën në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të “Euro 2020”. Takimi i parë në Prishtinë u mbyll 1 – 1 me dardanët që u tregua ekipi më dominues përgjatë 90 minutave.

Kësaj radhe ekipi bullgar vjen me një emër të ri në stol. Krasimir Balakov, ish-lojtari i njohur i kombëtares ballkanase u emërua në postin e trajnerit pak muaj më parë. Në daljen për shtyp për këtë takim Balakov vlerësoi stilin e lojës që praktikon Kosova dhe trajnerin Bernard Shalan, ky i fundit është një njohje e vjetër e Balakov, i cili ka trajnuar për disa vjet në Zvicër.

“Kosova është një skuadër që luan futboll modern. Portieri i tyre luan mirë me këmbë dhe portierin  e tyre e njoh shumë mirë, pasi kemi punuar bashkë në Zvicër. Janë një ekip që s’kanë frikë të dalin në sulm dhe të bëjnë presing të vazhdueshëm”.

“Duhet të bëjmë më mirë se në ndeshjen me Çekinë (u mundën me përmbysje 2 – 1). E dimë shumë mirë se çfarë bëmë mirë e çfarë bëmë keq. Do mundohemi që të korrigjojmë gabimet. Ekipit duhet të jet më shumë agresivë kur nuk e kemi topin.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.