Trajneri fal Riberinë: Ai është i sinqertë

0

Karlo Ançeloti e ka falur Frenk Riberinë. Në ndeshjen e së mërkurës me Anderlehtin në Champions League, mesfushori i Bajernit reagoi shumë keq pas zëvendësimit. Ai hodhi fanellën dhe nuk ia dha dorën trajnerit. “Kam folur me Frenkun. Ai është një djalë i hapur dhe i sinqertë. Me njerëzit e sinqertë nuk ke probleme. Edhe unë isha i nevrikosur pas ndeshjes, por tani gjithçka është rregulluar. Ne shohim përpara”, – tha dje 58-vjeçari. Drejtori sportiv Hasan Salihamixhiç, faktikisht, pati paralajmëruar  se veprimi i francezit do të kishte pasoja, por ja që nuk ka ndodhur kështu.

Ndeshja – Sot Bajerni do të luajë me Maincin në “Allianz Arena”. Ançeloti, në konferencën për shtyp një ditë para takimit, nuk u pyet aq shumë mbi ndeshjen, sa për kontratën e tij në Mynih dhe a e ndien veten të rrezikuar. “Absolutisht jo. Kam kontratë deri në 2019 dhe shpresoj të qëndroj dhe më gjatë. Nuk jemi në formën ideale, por edhe aq të keqe sa e bëni ju. Do të përmirësohemi”, – deklaroi italiani. I pyetur për formacionin, ai u shpreh: “Boateng është gati ta nisë si titullar. Me klasin dhe përvojën e tij, kemi një avantazh të madh. Rotacion? Jo, nuk mendoj se do të  ketë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.