Tjetër problem për Mezanin, edhe Janiçiç përfundon në infermieri

Luftëtari ka një ndeshje mjaft të vështirë këtë javë, pasi do të takohet me Partizanin në “Selman Stërmasi”. Gjirokastritët do të provojnë të reagojnë ndaj kryesuesve pas humbjes me kampionët e Skënderbeut në ndeshjen e fundit. Skuadra ka reaguar disi me ardhjen e Gentian Mezanit dhe kjo periudhë pushimi mund t’i ketë shërbyer për ta konsoliduar akoma dhe më shumë skuadrën.

Dëmtimet kanë qenë problemi më i madh i bluzinjve, pasi infermieria ka qenë gjithnjë plot. Lajmi i mirë është se Rroca do të jetë në stol në takimin e radhës, por mund të konsiderohet gjysmë buzëqeshje, kjo për shkak se një tjetër lojtar ka përfunduar në infermieri.

Mbrojtësi Nemanja Janiçiç ka pësuar një dëmtim dhe me shumë gjasa nuk do të jetë i gatshëm për takimin e radhës. Po ashtu vijon rikuperimi për Behar Ramadanin dhe Albano Aleksin, të cilët po ashtu ende nuk janë në 100% e tyre. Luftëtari i ka idetë e qarta dhe do të kërkojë të mos dalë pa pikë nga sfida e kësja jave me Partizanin, edhe pse do të sfidojë një prej skuadrave më në formë të momentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *