Tifozët sqarojnë gjithçka me Kahejon, De Laurentis në “kundërsulm”

Një grupim i tifozëve të Napolit është paraqitur ditën e sotme në qendrën stërvitore të ekipit. Ultrasit kanë kërkuar një takim me Hoze Kajehon dhe ashtu ka ndodhur.

Ky i fundit festoi ndeshjen e 300-të me bluzën e Napolit transfertën e kaluar kundër Frozinones. Në fund të saj hodhi bluzën drejt tifozëve, por një prej tyre e ktheu mbrapsht. Befasi, hutim i madh dhe kritika pafund.

Gjesti i turpshëm, por që tifozët e cilësuan kundër klubit dhe presidencës e jo lojtarit. Në mbështetje të këtij të fundit kanë dalë shumë persona, madje edhe tifozët e pranishëm në stërvitje kanë patur këtë qëllim.

Ata ia kanë bërë të qartë spanjollit se mënjanohen nga ai veprim dhe se lojtari dhe i gjithë ekipi do të kenë mbështetjen e tyre gjithmonë. Një pjesë e tifozërisë së Napolit ndodhet në një “armiqësi” me presidentin De Laurentis, ndërsa kohët e fundit është kritikuar edhe Karlo Ançeloti.

Reagimi i klubit? Presidenti ka vendosur të rrisë çmimet e biletave për ndeshjen e radhës kundër Kaljarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *