Shehi: Orar i papërshtatshëm, Krasniqi të… luftojë

Blerim Krasniqi dhe Oto Xhon ishin surpriza e Orges Shehit në ndeshjen me Flamurtarin. Skënderbeun nuk e kishim parë prej kohësh të luante me dy sulmues të deklaruar. Gjithsesi trajneri durrsak thekson se ekipi i tij mund të ndryshojë nga java në javë edhe në varësi të kundërshtarit.

“Skuadra mund të ndryshojë. Atë ditë menduam të luajmë me dy sulmues dhe na e shpërblyen. Këtë herë mund të ndryshojmë. Krasniqi më vjen mirë që është i kënaqur, por duhet të vazhdojë e të luftojë si ndeshjen e fundit”, u shpreh Shehi për RTSH Sport.

Tekniku i Skënderbeut kërkon përqendrim, ndërkohë që flet edhe për mungesat e Bruno Ditës dhe Marko Radas.  “Duhet të jemi të fokusuar 100 për qind. Nuk më kohë, janë edhe pak ndeshje. Ndaj duhet përqendrim maksimal në çdo moment. Mungesat? Janë mungesa që na e vështirësojnë pak, pasi janë stabël pjesë e formacionit nga fillimi i sezonit. Do shohim si do rreshtohemi. Do marrim në konsideratë edhe kundërshtarin”.

Në fund ai komentoi edhe ndryshimin e orarit të ndeshjeve: “Ndoshta është një vendim për shkak të rivalitetit në këtë fazë. Ka ndodhur edhe herë të tjera. Do doja të luanim minimumi në orën 17:00. Do mundohemi të përshtatemi dhe të japim më të mirën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online