Thirrja e ish-futbollistit të njohur: Fino, politika nuk ka punë me futbollin!

0

Sa vijnë e shtohen opinionet nga futbollistë e ish-futbollistë, apo trajnerë të njohur në Shqipëri, që japin mendimin e vet në lidhje me zgjedhjet e ardhshme për kreun e FSHF-së. Pro apo kundër njërit apo tjetrit kandidat, secili ka mendimin e vet dhe secili mundohet të argumentojë pse del në krah të secilit kandidat, apo thjesht kundër njërit prej tyre.

Ish-futbollisti i njohur i viteve ’90-2000, Justin Bespalla, ka postuar në faqen e vet në Facebook opinionin e vet në lidhje me zgjedhjet, duke dalë hapur kundër Bashkim Finos, i cili sipas Bespallës nuk bën gjë tjetër ve?çse ndërthur keqas politikën me sportin dhe kjo është e palejueshme.

“Do i kushtoj disa rreshta dhe mendime zgjedhjeve në FSHF, ku garon një figurë e suksesshme si Presidenti Duka dhe një politikan i shumanshëm si Bashkim Fino. Respekti për Finon është i konsiderueshëm si tifoz i zjarrte i Partizanit, por një gjë s’e kuptojnë këta politikanët që janë të gjithanshëm siç është edhe Fino. A nuk e kuptojnë këta dhe sidomos Fino se politika duhet të qëndrojë larg përgjithmonë nga sporti? Një dështim i tillë ka ndodhur disa vite me parë, ku politika dështoi me sukses para FSHF-së, ndërsa tani do të jete dështimi i radhës, dhe e dini pse? Sepse duam apo nuk duam, FSHF dhe presidenti Duka janë triumfues në këto 10-15 vite ku futbolli shqiptar ka kapur majat në historinë shekullore të shqiptarëve, dhe këtu nuk paska vlera, merita dhe sukses Presidenti Duka?! Fushat e futbollit para 15 vitesh ishin si ara të mbjella me patate dhe u zëvendësuan me ndërtime pallatesh dhe ambiente te tjera, sot ka fusha dhe stadiume me parametra ndërkombëtare, e këtu nuk paska meritë Duka?! Në katrahurën e trajnerëve dhe arbitrave të korruptuar ka qenë skandal, po të mos paguanin futbollistët nuk luanin ne formacion, e këtë situatë që FSHF e ka përmbysur 100% në favor te futbollit, edhe këtu nuk ka merita Duka? FSHF, sipas Uefa-s dhe FiFa-s, është një nga federatat më të suksesshme këto vitet e fundit dhe për këtë nuk paska meritë Duka? E ka kthyer ekipin Kombëtar në një ekip model nga të gjitha anët, por sidomos nga paraqitja e jashtme që na ka munguar vitet më përpara dhe këtu nuk paska merite Duka? Këto dhe shumë të tjera, e bëjnë Duken fitimtar te padiskutueshëm dhe një mësim të madh politikës dhe Finos që të mos i afrohet kurrë qeverisë së futbollit, sepse do ta qelbin ashtu siç kanë bërë me politikën. Urimet më të mira për ju Presidenti Duka, se keni mbështetjen e të gjithë sportistëve të vjetër dhe të rinj, se vetëm ne e dimë si ka qene sporti më përpara dhe se si është bërë tani. Suksese dhe vetëm suksese!”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image