Luftëtari i kompletuar, tani ka edhe një stol të fortë

Trajneri Hasan Lika, pas lëvizjeve në merkaton e janarit, ka shumë alternativa. Formacioni ndryshon me 2-3 lojtarë, në mbrojtje dhe në sulm

Gëzim Beqiri

Paraditen e djeshme futbollistët e Luftëtarit kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në Antalia dhe rreth orës 16:00 janë nisur drejt Shqipërisë. Itinerari ishte Antalia–Stamboll dhe në mbrëmje, rreth orës 19:00, fluturimi për në Rinas. Luftëtari u dhënë fund përgatitjeve në Turqi dhe mbetet edhe një javë tjetër në dispozicion të stafit teknik për përgatitjet dimërore. Në bazë të kalendarit, gjiroakstritët do të ketë përballë Skënderbeun më 27 janar. Jo vetëm nga tri takimet miqësore në Antalia, por edhe gjatë ditëve të tjera të stërvitjes, trajneri Lika e ka bërë përzgjedhjen e formacionit dhe ndoshta edhe të futbollistëve të tjerë të konsideruar “të stolit”.

Luftëtari zhvilloi tri miqësore në Antalia, duke humbur me Trabzonsporin 1-2, Malatiasporin  1-3 dhe duke barazuar me nënkampionët e Uzbekistanit 1-1. Golat për Luftëtarin kanë për autor Abazajn (2) dhe Shkurtajn. Ajo që është deklaruar nga trajneri Hasan Lika përpara nisjes është se ekipi ia arriti qëllimit në këtë periudhë dyjavore të qëndrimit në Antalia. Edhe pse stërvitja ishte më ngarkesë të plotë, futbollistët e përballuan dhe nuk pati probleme dëmtimesh. Kushtet e akomodimit dhe terreneve sportive kanë qenë mjaft të mira.

FORMACIONI Me vetëm 2-3 ndryshime në formacion u luajtën të tre miqësoret, duke mos llogaritur këtu zëvendësimet e shumta gjatë pjesëve të dyta. Jakovljeviç, Xhekson dhe Shkurtaj, i cili ishte edhe vitin e kaluar pjesë e Lufëtarit, por nuk u aktivizua për mungesë dokumentacioni, janë ndryshimet e pritshme në formacion. Qëndrimi në ekip i Bregut dhe Abazajt e bën më konkurruese skuadrën gjirokastrite në këtë kampionat, ku pretendohet të mos ndihet  rreziku i rënies nga Superliga. Nga formacioni i mëparshëm vetëm Vangjel Zguro është larguar dhe Xhekson do të jetë zëvendësuesi i tij. Në përbërjen e tanishme Luftëtari ka dy mbrojtës dhe një sulmues “më shumë”. Toledo, Zeqaj, Lamçja dhe të tjerë janë gati në stol dhe kështu Luftëtari është vërtet i kompletuar në numër dhe në cilësi. Ky fakt ia ka bërë më të vështirë punën stafit teknik në përzgjedhjen e formacionit.

PORTA – Porta i është besuar Shkëlzen Ruçit, mbas largimit të Mirakës. Por të hënën pritet të vijë në Gjirokastër nga Greqia edhe 35- vjeçari Kristos Athanopulos dhe pas vëzhgimit nga stafi teknik, do të vendoset se kush do ta mbrojë portën e Luftëtarit. Në fakt, portieri Ruçi ka bërë një paraqitje shumë të mirë në shumë ndeshje. Po ashtu, në Gjirokastër do të përfundojnë edhe rinovimi i kontratave me futbollistët e ardhur në merkaton e tanishme, përpara se lista e federimit të dërgohet në FSHF. Ata që janë pjesë e Luftëtarit, mund të jenë edhe sezonin e ardhshëm  në këtë ekip, me përjashtim të Bregut dhe Abazajt, të cilët janë  deri në fund të sezonit, për të vazhduar më pas me Skënderbeun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online