“Teatër!”, kuksianët shpërthejnë pas humbjes në Gjirokastër!

0

Kukësi u thye me rezultatin 3-2 dje në Gjirokastër. Tifozët nuk e kanë pritur mirë këtë humbje dhe nuk janë kursyer në rrjetet sociale. Komentet në faqen zyrtare në “Facebook” janë nga më të ndryshmet. Tolerim, zgjedhje apo dashamirësi. Sigurisht janë mendime e tifozëve dhe normalisht nuk përbëjnë një fakt për lëshim të Kukësit.

Mënyra se si ndeshja shkoi, nga 1-0, në 1-2, dhe më pas në 3-2 për Luftëtarin, i ka mërzitur dukshëm tifozët. Sigurisht për Kukësin ndeshja nuk është se kishte ndonjë rëndësi të madhe, pasi u ka mbetur vetëm të fitojnë Kupën e Shqipërisë dhe për këtë duhet të kalojnë Tiranën në finale.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.