Nuk ndali Mançester Sitin, shkarkohet trajneri i Brajtonit!

Verën e vitit 2017, ekipi i Brajtonit u rikthye pas 24 vitesh në Premier Ligë, pasi përfundoi i dyti në Championship.

Sezonin e kaluar shpëtuan, ashtu siç bënë edhe sivjet. Brajtoni e mbylli kampionatin në vend të 17-të me 36 pikë, dy pikë më shumë se Kardifi që u rrëzua një kategori më poshtë.

Megjithatë, qëndrimi në elitë dhe arritja në gjysmëfinale të FA Cup nuk ka mjaftuar për drejtuesit e klubit nga jugu i Londrës. Presidenti Toni Blum ka shkarkuar Kris Hjuton nga posti i trajnerit të ekipit. Vendimi erdhi pas humbjes 1-4 kundër Mançester Sitit.

Kreu i klubit e ka komentuar këtë vendim si ndër më të vështirët që i është dashur të marrë dhe tani synon të gjejë zëvendësuesin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online