Të veçantat/ Kutrone vendos rekord, por edhe Borrielo nuk mbetet pas

0

Dita e djeshme në Serinë A pati disa ngjarje të veçanta, ku natyrisht lavdia i shkoi sulmuesit të Milanit, patrik Kutrone, i cili shënoi sërish. Megjithatë, kishte edhe ngjarje të tjera të veçanta.

KUTRONE – Në minutën e dhjetë të Milan-Kaliari Patrik Kutrone shënoi golin e parë të ndeshjes, duke ruajtur formën e mrekullueshme të këtij sezoni. Për sulmuesin e ri kuqezi është një rekord evropian: është futbollisti më i ri që ka shënuar të paktën 2 gola në 5 kampionatet kryesorë të Europës.

SPAL – 18018 ditë më parë Spal shënonte golin e fundit në Serinë A. Ishte viti 1968. Dje shënoi Borrielo, ndaj Udinezes.

BORRIELO – Jo vetëm që i dha golin e parë Spalit pas shumë dekadash, por Borrielo shënoi në Serinë A për të 12-tën skuadër në karrierë. Barazoi rekordin e Nikola Amoruzos.

TORINO – Mburret me Belotin, por Torino pësonte gol prej 20 ndeshjesh rresht në Serinë A. Dje më në fund ia doli mbanë të mos pësonte.

BELOTI – Sulmuesi i Torinos dhe Italisë shënoi një gol “përbindëshi” dje, ishte i 44-ti brenda zone, nga 45 që ka shënuar në Serinë A në karrierë.

LJAJIÇ – Serbi Adem Ljajiç ka shënuar për herë të parë në karrierë në 3 ndeshje rresht në Serinë A.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.