Tavo pezullon Xheksonin, tifozët sulmojnë ashpër klubin

Situatë skandaloze te Luftëtari: ndeshja kundër Ventspilsit u pa qartë që ishte një turp i vërtetë, me trukim kolosal, ndërsa mbrojtësi Xhekson është pezulluar nga klubi dhe disa lojtarë të tjerë pritet të largohen. Ndërkaq, trajneri slloven që në Gjirokastër ende nuk e dinë mirë si quhet, pas ndeshjes bënte analizën taktike dhe vendosjen e skuadrës!

XHEKSON – Mbrojtës brazilian është pezulluar nga presidenti Grigor Tavo dhe është gjobitur me një shifër të jashtëzakonshme, 15.000 euro. Kjo për faktin se ka kërkuar largimin dhe nuk ishte me ekipin në Elbasan, në një kohë që në ditët në vazhdim Xhekson do të flasë dhe nuk dihet çfarë mund të zbulojë nga ato që ndodhin në Gjirokastër. Për momentin klubi nuk e lejon të largohet, ndaj braziliani është i bllokuar në merkato.

TIFOZËT – Me fjalor piktoresk, por nuk kanë faj: tifozët e Luftëtarit në rrjetet sociale janë bërë “egërsira”, pas skandalit sot në Elbasan. Të gjithë bien dakord që ndeshja është trukuar turpshëm dhe sulmojnë drejtuesit për turpin e një klubi që deri para një muaji ishte model dhe duartrokitej kudo në Shqipëri. Elozhe për Dejvi Bregun e pak të tjerë, ofendime për të gjithë lojtarët e afruar nga jashtë këtë verë, ashtu si për trajnerin dhe për drejtuesit e tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *