Tare ndërhyn, Berisha paguan nga xhepi për të shkuar te Lacio

0

Është një Lacio gjithnjë e më shumë shqiptare, sepse pas Riza Durmishit, është praktikisht e kryer edhe blerja e mesfushorit Valon Berisha.

Zyrtarizimi është çështje orësh dhe futbollisti i spikatur i Salcburgut dhe Kosovës do të kalojë në kryeqytetin italian.

25-vjeçari ka qenë pjesë e Salcburgut në 6 sezonet e fundit, duke shkëlqyer nga sezoni në sezon, ndërsa këtë verë Sampdoria u duk se siguroi shërbimet e tij, aq sa u bë thuajse zyrtare.

Megjithatë, në mes është futur Lacio, që ka arritur marrëveshjen me lojtarin dhe ndërkohë do të paguajë 7 milionë euro, plus 1 milion bonus, te Salcburgu.

Vendimtar ka qenë Igli Tare, i cili bindi kampionët e Austrisë dhe më pas foli personalisht me Berishën, pa kontaktuar fare me agjencinë që përfaqësonte Berishën, SEG, e njëjta që përfaqëson Sefan de Vrij.

Për të kaluar te Lacio Berisha ka braktisuar agjencinë dhe ka paguar edhe një gjobë për të ndryshuar prokurator.

Për të është gati një kontratë 5-vjeçare, me 1,5 milionë euro në sezon.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.