Supersfidat e së Parës, ka ndryshim plani nga FSHF

0

Nga e shtuna deri të hënën luhen ndeshjet e radhës së Kategorisë së Parë. Shumica e ndeshjeve zhvillohen të shtunën, ndërkohë që së fundmi ka një ndryshim për dy takime. Vllaznia ka njoftuar se përballja me Besëlidhjen nuk do të luhet të shtunën prej orës 14:00.

“FSHF ka njoftuar se ka një ndryshim te orarit të ndeshjes Vllaznia- Besëlidhja. Ajo nuk do të nisë në orën 14.00 siç ishte planifikuar, por në orën 13.30 në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës”, njofton klubi shkodran.

Por në 13.30 nuk do të luhet vetëm Vllaznia-Besëlidhja. FSHF ka vendosur që edhe takimi i së dielës, mes Bylisit dhe Besës, të luhet në atë orar. të dy këto takime janë edhe ndeshjet më të rëndësishme të kësaj jave.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.