Superkupa e Shqipërisë, FSHF vendos përfundimisht

0

FSHF ka përcaktuar programin për ndeshjen hapëse të sezonit 2018-2019. Gjithçka nis me finalen e Superkupës dhe përballë Skënderbeut kampion do të vihet Laçi, finalistja e Kupës së Shqipërisë. Kështu e përcakton tashmë rregullorja, kur një ekip i ka fituar të dy trofetë në vend.

Ky takim ishte vendosur me kohë që të luhej më 12 gusht, ndërkohë që tani është përcaktuar edhe stadiumi e orari. “Selman Stërmasi” do të mirëpresë këtë takim dhe ndeshja do të luhet prej orës 19:45.

Kjo është hera e tretë që Laçi dhe Skënderbeu përballen në finalen e Superkupës. Dy të mëparshmet, të zhvilluara në ish-stadiumin “Qemal Stafa”, janë vendosur pas gjuajtjes së 11-metërshave. Në verën e vitit 2013 triumfuan korçarët, kurse në 2015 kurbinasit.

Në bazë të rregullores, nëse nuk ka fitues në 90 minuta, do të luhen shtesat dhe më pas fo të gjuhen penalltitë, nese është e nevojshme.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.