Stili Guardiola: goli i Gyndogan erdhi pas 44 pasimesh!

0

Mançester Siti mposhti bindshëm 3-1 Mançester Junajtid në derbi, me një dominim të frikshëm, aq sa skuadra e Zhoze Murinjos e goditi vetëm një herë portën kundërshtare, në rastin e penalltisë së shënuar nga Marsial, penallti që ishte më shumë një dhuratë nga portieri Ederson.

Tifozët e Sitit shijuan hakmarrjen për humbjen e pësuar në prill dhe sot spektakli i Sitit ishte impresionues, aq sa për periudha të gjata tifozët shoqëronin me brohoritje pasimet e skuadrës së Guardiolës.

Goli i tretë i Sitit, shënuar nga Ilkaj Gyndogan, ishte për rekord, sepse Qytetarët e pasuan plot 44 herë topin pa e humbur, derisa erdhi goli.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Junajtid, me Huan Matën që shënoi pas 45 pasimesh rresht, në një ndeshje kundër Sauthemptonit në vitin 2015, me Luis van Gal në drejtim.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.