Spaleti, gati të mbajë Murijon

0

Interi e ka mbyllur fazën përgatitore të verës me një tjetër fitore dhe trajneri Luçiano Spaleti nuk ka se si të mos jetë i kënaqur. Në 8 takime të zhvilluara asnjë humbje. Dhe për më shumë 7 fitore, janë tregues se Interi e ka marrë seriozisht sezonin e ri.

Gota gjysmë plot – “Nuk jam në gjendje të bëj vlerësime të tilla, por di të them se  gjithçka është fryt i punës së këtyre djemve. Ndaj Betisit nuk ka qenë një ndeshje e lehtë, sepse ata na kanë vënë në vështirë në zotërimin e topit. I kemi lënë disa hapësira atyre, por dhe ne kemi krijuar disa raste për shënim.”

Spaleti për Dalbert – “Ai është një lojtar i ri, që vjen me vrullin për të treguar se çfarë është në gjendje të bëjë. Por ka bërë 2-3 gabime dhe më pas ka humbur qetësinë. Kjo nuk i ke lejuar të shprehë të gjithë kapacitetin e tij. por ka mbajtur mjaft mirë ritmin dhe ka bërë një punë të mirë në fazën mbrojtëse.”

Përmirësimet – “Mendoj se ka ende vend për përmirësim në zotërimin e topit. Kur zotëronim topin kishim mundësi ta kapnim të papërgatitur kundërshtarin, por nuk e kemi bërë. Gjithsesi kemi krijuar raste për shënim. Në ndryshim nga ndeshjet e tjera kam vënë re disa gabime që nuk i prisja.”

Merkato në mbrojtje – “Në këtë moment kemi mungesa në mbrojtje dhe na duhet ndonjë përforcim. E shoh të vështirë largimin e Murijos, por jam në pritje të drejtuesve.”

Kondogbia – “Më vjen vërtet keq për atë çfarë ka ndodhur me të. Duke e njohur se çfarë njeriu është nuk e prisnim sjelljen e tij. Ai vetë e ka kuptuar që është vetë ndëshkuar. Ai kërkon largimin tek Valencia, por për mendimin tim është këshilluar gabim.”

Perisiç – “Ai është i vendosur për të qëndruar.”

Juventusi – “Për mua Juventusi mbetet favorite dhe largimi i një lojtari nuk mund ta dobësojë. Kanë afruar shumë lojtarë të fortë.”

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here