Soue bën fenomenin në borë dhe prish festën e Kukësit

Ali Soue ndal Kukësin. Kështu mund të përmblidhet sfida e sotme në Kukës, mbyllur 2-2 mes golash e surprizash, në borën e dendur që zbardhi sërish stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Kukësi e nisi shumë mirë, shënoi dy gola në pjesën e parë me Kalenë dhe Shkodrën.

U duk se mori fund me aq, sepse Skënderbeu kishte mungesa pa fund dhe moti i acartë, shoqëruar me borë të dendur, u duk se e mpiu.

Gjithsesi, në pjesën e dytë Kukësi u duk se u vetëkënaq dhe humbi disa raste të mira për të shënuar golin e tretë, derisa në 7 minuta u zgjua “bisha” Soue dhe shënoi 2 gola që “ftohën” stadiumin dhe Kukësin.

Më pas sërish Kukësi në sulm, por konfuz dhe ka entuziazëm. Skënderbeu e rriti lojën, adiminstroi me qetësi dhe krijoi edhe situata të rrezikshme në kundërsulm.

Barazim i drejtë, duke parë si shkoi ndeshja, por Kukësi del me shumë keqardhje nga një ndeshje që e kishte në dorë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 22

KUKËSI – SKËNDERBEU           2-2

Shënues: Elton Kale 20′, Shkodra 45′ / Soue 62′, 69′

KUKËSI: Koliçi, Idrizi, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Dzaria, Musolli, Kale, Shkodra (Ymeraj 69′), Bakaj (Balde 80′), Guri. Trajner: Peter Pacult

SKËNDERBEU: Teqja, Vangjeli, Dita, Aliti, Mici, Muzaka, Nimaga, Vila (Osmani 64′), Gavazaj (Demte 85′), Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja

Kartonë të verdhë: Shameti 74′ / Osmani 65′, Nimaga 90′

Gjyqtar: Klajdi Kola

GOLAT 

20′ Kukësi në avantazh. Bakaj nga e djathta, hodhi një kros në zonë, që pas një devijimi nga një mbrojtës shkoi te Elton Kale. I qetë braziliani, i pambuluar, nuk e pati të vështirë të shënonte.

45′ Bakaj nga e majta e sulmit, goditje e bukur, grushtuar nga Teqja, ndërsa Shkodra aty pranë ndoqi aksionin dhe goditi fort me të djathtën, duke shënuar. Hakmarrja e nmesfushorit ndaj Ilir Dajës, sepse largimi i mesfushorit nga Skënderbeu u shoqërua me polemika.

62′ Supergol i Ali Souesë! Sulmuesi merr një top jashtë zone dhe me kthesë gjuan fort, duke er çuar topin në trekëndësh. Rihapet ndeshja në Kukës.

69′ Soue tërbon Kukësin. Sërish gol për sulmuesin nga Gambia, i cili mori një top jashtë zone, lëvizi bukur me trup, duke vënë në siklet mbrojtësit e Kukësit dhe gjuajtja e tij përfundon në rrjetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *