Laçi është i frikshëm, Vllaznia rikthehet në krizë

0

Një gol, mes polemikash, nga Uzuni, ka mjaftuar që Laçi të mundë 1-0 Vllazninë, në një ndeshje që ka konfirmuar se Laçi është makthi i Vllaznisë.

Skuadra shkodrane kishte marrë 7 pikë në 3 ndeshjet e fundit, Laçi nuk fitonte prej disa ndeshjesh, por renditja fliste qartësisht për kurbinasit, që luftojnë për Europë, krejt ndryshe nga Vllaznia.

Skuadra e Gjokës luante për të paktën një pikë dhe në përgjithësi e bëri mirë detyrën, por krijoi humbi shumë raste në sulm dhe në fund të pjesës së parë pësoi një gol fatal, që në fakt ngjalli shumë debate, sepse Laçi e rrëmbeu topin ndoshta me një faull naj Mersinit.

Europa është gjithnjë e më shumë një synim për Laçin, ndërsa Vllaznia sheh të afrohet Teuta, me mbijetesën në fije të perit.

LAÇI – VLLAZNIA                 1-0

Shënues: Uzuni 44′

LAÇI: Selmani, Fangaj, Lulaj, Qaqi, Sefgjinaj, Jonuzi, Lushkja, Bardhi (Shtubina 52′), Nika, Rexhinaldo, Uzuni. Trajner: Gentjan Mezani

VLLAZNIA: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Krymi, Orelesi, Lika, Vucaj, Çinari, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka

Kartonë të verdhë: Lushkja 22′ / Malota 44′

Gjyqtar: Olsi Sokoli

GOLI

44′ Shënon Laçi, mes protestave të Vllaznisë. Mbrojtësi Mersini u rrëzua pas një përplasjeje me një lojtar të Laçit, u mendua për faull, por arbitri lejoi vazhdimin e lojës dhe një kros në zonë gjeti të vetëm Uzunin, i cili me kokë nuk fali.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.