Gjoka: Shumë raste të shpërdoruara, mëkat!

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka mbetur shumë i zhgënjyer nga humbja në Laç mbi të gjitha për rastet e shumta që Vllaznia gaboi, përtej golit të dyshimtë të Laçit.

“Ishte një ndeshje e vështirë, e dinim që do të vuanim, por shpërdoruam shumë raste dhe më vjen keq. Protestuam për golin e Laçit sepse kishte një faull ndaj lojtarit tonë, por gjithsesi duhet të kishim shfrytëzuar rastet tona. Nuk patëm qetësi para portës kundërshtare, sepse rastet i patëm, luajtëm mirë, qarkulluam topin, por kështu e ka futbolli.

“Arrestimi i personit që kreu agresionin? Nuk e di a mund të jemi të qetë tani, duhet parë si do të përfundojnë hetimet, duhen zbuluar arsyet e sulmit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online