Skënderbeu ringjallet dhe shpërfytyron Flamurtarin

Një javë më parë Flamurtari fitonte në Korçë për kupë, në një ndeshje që u duk se futi në krizë Skënderbeun, që humbi ndeshjen e dytë rresht në pak ditë. Megjithatë, ndeshja e sotme në kampionat ka para një Skënderbeu krejt tjetër, të ringjallur dhe shumë të qetë.

Triumf 3-0 në Vlorë, në një ndeshje që shihej si mundësia e kthesës për Flamurtarin, por ishte një shëtitje korçare. Nuk ka pasur kurrë një sukses kaq të lehtë të Skënderbeut në Vlorë, me gol që në minutën e parë nga Soue, që përfitoi nga vendosja mjaft e keqe e mbrojtjes vlonjate, krejt e shthurur.

Më pas, asnjë reagim nga Flamurtari dhe Bruno Dita shënoi edhe golin e dytë në minutën e 12-të. “Game Over” për vlonjatët, të dorëzuar dhe pa asnjë ide e entuziazëm, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Gavazaj bëri ç’deshi nga mesfusha deri në portën kuqezi, duke shnëuar një gol fantastik.

Skënderbeu kthehet +12 nga Kukësi dhe largon frikën, Flamurtari tashmë është në vorbullën e frikshme të mbijetesës.

SUPERIORE

Flamurtari 0-3 Skënderbeu

Shënues: Soue 1′, Dita 12′, Gavazaj 48′

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Musta (Zuka 74′), Useini, Sidibe, Hoxhaj (Nedjelkoviç 46′), Muarem, Danilo Alvesh, Kamara. Trajner: Shpëtim Duro. (Të gatshëm: Sali, Veliu, Hyseni, Deliaj, Tunkara).

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani (Vila 64′), Muzaka, Dita (Nimaga 58′), Gavazaj (Sahiti 72′), Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja. (Të gatshëm: Dajsinani, Abazi, Krasniqi, Demte).

Gjyqtarë: A. Beqiri, A. Shkreta, K. Cjapi, A. Kociaj.

Delegat: A. Tafaj; Vëzhgues: B. Kaimi

Kartonë të verdhë: Useini 87’/ Vangjeli 23′

1′ GOL SKËNDERBEU! Pasim fantastik i Vangjelit për Xhejms, i cili pason në krahun tjetër për Souenë, aty ku sulmuesi i Skënderbeut me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë që të realizojë golin e avantazhit, pa u mbushur ende 1 minutë lojë.

12′ GOL SKËNDERBEU! Muzaka avancon bukur nga e djathta dhe pason në anën tjetër, nuk e prek askush topin, i cili shkon te Dita në dalje të zonës, me mesfushorin që tenton me të parën dhe mposht për të dytën herë portierin Nurkoviç.

48′ GOL SKËNDERBEU! Fitorja e Skëndebreut po kthehet në shpartallim për Flamurtarin. Gavazaj merr një top në mesfushë, kalon në mënyrë fantastike Bicajn dhe shënon një gol të bukur, duke dhuruar spektakël në zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *