Skënderbeu merr vendimin final, nuk ka fazë përgatitore në Greqi

Skënderbeu kishte disa ditë që e mendonte dhe sot ka marrë vendimin final: nuk do të shkojë askund për fazën përgatitore! Kampionët e Shqipërisë kishin planifikuar të shkonin në Nausa të Greqisë për të qëndruar 3-4 javë, ndërsa kishin nisur edhe procedurat për organizimin e udhëtimit.

Megjithatë, tashmë gjithçka është anuluar dhe arsyet janë dy, informon Korça Sot. Së pari disa nga futbollistët e huaj nuk janë pajisur dot në kohë me vizë, ndaj grupi do të ndahej në dy pjesë.

Së dyti, dhe kjo ishte një arsye po aq e fortë, Skënderbeu nuk arriti të organizonte takime miqësore, që do të ishin thelbësore për trajnerin Orges Shehi.

Kjo ka bërë që presidenti Takaj të vendosë që deri në startin e sezonit të ri Skënderbeu të qëndrojë në Korçë, ku përveç dy stërvitjeve në ditë drejtuesit janë duke gjetur edhe ndeshjet miqësore. E para do të jetë nesër më 17:30 ndaj Maliqit dhe tjetra në datën 17 korrik me Renovën para se të mendohet për miqësore të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *