Skënderbeu kundër Mladas, Shkëndija ndoshta në Suedi

0

Skënderbeu ka qenë me fat në shortin e turit të tretë në Europa League, sepse nëse kalon Kairatin, do të përballet me fituesin e çiftit Shamrok-Mlada Boleslav. Çekët fituan në Irlandë 3-2 dhe janë thuajse të kualifikuar.

Shkëndija, nëse kalon HJK Helsinkin, do të ndeshet me fituesin e çiftit Norçëping-Trakai, me suedezët që fituan 2-1 në vajtje në Suedi.

I pafat shorti për Eros Grezdën, sepse nëse Osijeku kalon, do të ndeshet me PSV-në, me ndeshjen e parë në Holandë.

Ndërkaq, PAOK-u i Ergys Kaçes do të ndeshet me Olimpikun e Deneckut nga Ukraina.

Ndeshjet e vajtjes do të luhen në 27 korrik dhe të kthimit në 3 gusht.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image