Skandali, Endri Çekiçi nuk mori vizën për në Irlandën e Veriut

Edhe një herë, del në dritë një problem që Shqipëria e vuan prej dekadash, por na dukej se e kishim lënë pas. Endri Çekiçi nuk mundi të udhëtonte me skuadrën për në Irlandën e Veriut, për shkak se nuk arriti të merrte vizën. Zakonisht autoritetet britanike janë shumë të ashpra dhe strikte, duke hapur probleme pa fund, por në rastin e Çekiçit nuk ka ndonjë logjikë mosdhënia e vizës. Zakonisht probleme hapen për lojtarë me precedentë penalë, sado të vegjël qofshin, por Çekiçi nuk dihet të ketë problem të tillë. Nëse është problem i Federatës Shqiptare të Futbollit, historia ndryshon, por zor se është ky variant, pasi zyrtarët e FSHF-së kanë goxha eksperiencë në këtë drejtim. “Sport Ekspres” u mundua të zbulonte arsyen reale të mosdhënies së vizës, por informacioni i ofruar nga Federata ishte vetëm që viza nuk iu dha mesfushorit të talentuar, ndërsa askush nuk dinte arsyen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *