Siti kërkon të rikthejë yllin e PSG-së pas 9 vitesh

Adrien Rabiot ishte një ndër emrat më të lakuar të merkatos së verës deri në ditët e fundit të saj, por në përfundim mesfushori qëndroi në Paris. Emri i tij ishte i lidhur shumë me Serinë A sidomos, pasi kërkohej me ngulm nga ekipet italiane.

Duket se interesimi ndaj francezit këto kohë ka ndryshuar kah. Është pikërisht Mançester Siti, ekipi që kërkon shërbimet e 23-vjeçarit dhe për këtë “Citizens” duket se po bëhen gati të hidhen në sulm që në merkaton e janarit. Në rast se transferimi nuk do të jetë i mundur në muajin janar, anglezët do të tentojnë që të firmosin një parakontratë me Rabiot, që do të transferonte automatikisht këtë të fundit, merkaton e verës në Mançester.

Për Adrien Rabiot është folur shpesh se ai nuk ndihet i lumtur në Paris, pavarësisht se është një titullar fiks i PSG. Duket se francezi kërkon një aventurë të re dhe për këtë fakt Pep Guardiola e kërkon në ekipin e tij. Rabiot ka të mbetur edhe një vit kontratë me PSG. Kujtojmë se në rast se ky transferim ndodh, atëherë do të ishte një rikthim për futbollistin francez tek Siti. Në moshën 14-vjeçare mesfushori ka qenë për një vit pjesë e “Citizens” ku dhe u largua për arsye se kërkonte të kthehej në Francë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *