Sinjal nga Donaruma: Numri im më i rëndësishëm është ai i Raiolës

0

Xhanluixhi Donaruma është pasuesi i Bufon në portën e Italisë, por edhe numri “1” i kuadratit të Milanit. “Gardiani” ka folur për “ESPN” ku më shumë është veçuar një deklaratë se numri më i rëndësishëm për të është ai i menaxherit Mino Raiola. Një sinjal i qartë se portieri është i gatshëm të ndjekë çdo vendim që do të marrë menaxheri i tij.

Ç’është e vërteta Donaruma ka qenë i përfolur për një lëvizje të mundshme, megjithatë ai vendosi që të qëndronte tek kuqezinjtë. Portieri flet dhe për tema të tjera, ku tregon se kritikat që shkojnë në adresë të tij lëndojnë më shumë mamanë e tij sesa atë vetë.

Nuk ka ndryshuar asgjë tek ekipi ynë. Unë jam ai i njëjti, si më parë. Kur ke besim rritesh shpejt dhe si njeri ashtu dhe profesionalisht. Cili është numri më i rëndësishëm për mua? Ai i të dashurës, (qesh) do të thosha numri i menaxherit tim, Raiolës. Sa i përket kritikave që marr, më shumë ajo që mërzitet është nëna ime”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.