Singa: Kevitani për fitore, por e vështirë me Vllazninë B

0

Kevitani humbi në tavolinë ndeshjen me Tiranën B, për shkak se ndeshja të dielën e shkuar nuk u zhvilluar. Skuadra kryeqytetase nuk ka një fushë ku të luajë dhe marrëveshja me bardheblutë për t’i zhvilluar ndeshjet në “Skënder Halili” duket se ka rënë poshtë.

takimin e radhës Kevitani e luan në Shkodër ndaj Vllaznisë B. Presidenti Artan Singa ka folur për këtë takim dhe pret që të jetë një përballje e vështirë për ekipin e tij, pasi kuqeblutë mund të marrin edhe lojtarë nga ekipi i parë.

“Të dielën ekipi jonë luan ndeshjen e radhës në kampionat kundër një rivali të forte siç është Vllaznia B. Ndeshja luhet në Shkodër te kompleksi ‘Reshit Rusi’. Ne jemi të përgatitur për një rezultat pozitive megjithëse luajmë në kushte aspak të favorshme, duke ditur që Vllaznia si ekip B mundet të aktivizojë deri në 5 futbollistë nga ekipi parë”, ka deklaruar Singa përmes faqes zyrtare të Kevitanit në “Twitter”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.