Agjenti qetëson tifozët kuqezi: Është i paprekshëm te Milani!

Ditët e fundit është përfolur shumë në ambientet e klubit të Milan, se ka një interes të fortë për mesfushorin afrikan, Frenk Kesi. Klube si PSG apo Bejing Gouan nga kampionati kinez, siç është raportuar nga mediat italiane kanë pasur interes për një transferim të 21-vjeçarit.

Lidhur me këtë çështje ka folur pikërisht, agjenti i mesfushorit të kuqezinjve, George Atangana. Agjenti i Frenk Kesit tha për “calciomercato.com”, se klienti i tij nuk mendon një largim nga Milani dhe ndihet mjaft mirë te kuqezinjtë.

Jemi vetëm në javën e nëntë të kampionatit dhe nuk e kuptoj se përse po flasim për merkaton. Frenk është në vitin e tij të dytë te Milan, ku nuk erdhi si pasojë e fatit, por e punës së tij dhe nivelit të lojës që ka shfaqur”.

Kam lexuar për një ndarje të mundshme midis Kesit dhe Milanit, por nuk jam fare në dijeni për këtë gjë. Unë kam një marrëdhënie mjaft të mirë me klubin e Milanit dhe në qoftë se do të kishte diçka, do të isha i pari që do të vihesha në dijeni”.

Në bisedat e fundit që kam pasur, kam mësuar se Kesi është një ndër të paprekshmit tek ekipi i Milanit. Normalisht që në futbollin e sotshëm nuk ka futbollistë të pashitshëm, por dua të theksoj që Frenk do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e Milan. Jam duke folur gjithashtu dhe për një rinovim të mundshëm, por çdo gjë në kohën e vet”, përfundoi agjenti i mesfushorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online