Si i merr të tjerët para meje? Hatërmbetja e Kastratit me Kosovën vetëm për një arsye

Mungesa e Lirim Kastratit në listën e Kosovës mori vëmendjen e të gjithëve, ndërsa ishte vetë trajneri Challand që tregoi së fundmi arsyen e marrjes së këtij vendimi. Trajneri i dardanëve u shpreh se sulmuesi dëshironte të kishte minuta të garantuara në lojë dhe kjo gjë u konsiderua si e pa pranueshme nga ana e tij.

Në krahun tjetër mediat në Kosovë zbulojnë se sulmuesi shqiptar ka hatërmbetje nga ky vendim i teknikut zvicerian dhe vendosjen në listën e pritjes e cilëson si të padrejë. Madje për më tepër gazeta “Sheshi” cilëson se Kastrati e ka të gjithë hatërmbetjen e tij me disa futbollistë të tjerë të thirrur në listë dhe kanë pak minuta aktivizimi.

Futbollisti tregon se po kalon një formë mjaft të mirë me klubin e tij të Lokomotiva Zagreb në Kroaci, ku në 7 paraqitje ka arritur të shënojë 5 herë dhë ka asistuar për shokët e tij të ekpit 3 herë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *