Kurioziteti në përballjet mes Partizanit dhe Flamurtarit, fitohet gjithmonë me…fushën!

Partizani do të presë sot në stadiumin “Selman Stërmasi” Flamurtarin, në përballjen e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiore. Vendasit kërkojnë fitoren duke qenë se objektivi i tyre është titulli kampion, ndërsa vlonjatët kanë nevojë të bëjnë kthesën, e të lënë pas ato humbje të marra në  dy javët e para të kampinatit.

Një statistikë interesante dhe favorizuese për kryeqytetasit ekziston midis këtyre dy ekipeve, ku në 18 sfidat e tyre të fundit ekipi që luan në shtëpi ka pësuar humbjen vetëm në tre raste. Rasti i parë i përket datës 29.10.2017 ku Flamurtari ka fituar me rezultatin minimal 0-1, për t’u përsëritur sërish në 19.05.2018 me një fitore 1-2 të Partizanit, si dhe në përballjen e tyre të fundit pranverën e shkuar që ka përfunduar 0-3 për “demat e kuq”.

Nisur edhe nga paraqitjet e fundit të skuadrës vlonjate, Partizani shihet favorit në ndeshjen e sotme. Trajneri Lerda ka motivuar të tijët, fakt i cili u pa në sfidën ndaj Luftëtarit. Megjithatë verdikti përfundimtar do i takojë 90’ minutave të lojës./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online