Shtypi anglez: Konte “braktis” Çelsin!

Burime të sigurta pranë Antonio Kontes kanë sinjalizuar interesimin e italianit për t’u larguar nga Çelsi në fund të sezonit, teksa menaxheri i  tij ka nisur të flasë me klubet e Serisë A për rikthimin e “strategut” që fitoi tre tituj kampion kur drejtonte Juventusin. Lajmin e ka bërë të ditur “Sunday Times”. Milani dhe Roma janë dy skuadrat në Serisë A që mund të punësojnë Konten si trajner, nëse vendos të largohet nga Anglia. Humbja ndaj Mançester Sitit dhe mungesa e mbështetjes nga bordi drejtues gjatë merkatos, e ka bërë Konten të vendosë divorcin në fund të majit.

Edhe pse fitoi titullin në sezonin e kaluar, Konte e mendoi që gjatë verës largimin nga Londra. Trajneri italian nuk ka marrëdhënie të ngrohta me presidentin Roman Abramoviç dhe drejtoreshën ekzekutive Marina Granovskaia, pasi nuk ka pranuar asnjëherë të promovojë talentet nga akademia e klubit, edhe pse Çelsi mban vendin e parë në Angli në këtë aspekt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *