“Në Shkodër, tifo për Shqipërinë, por bëjini gjëmën Spanjës!”

Xhani de Biazi rrëfehet për “Zona Gol” pas suksesit në debutim me Alavesin: Në Alikante nuk shkoj dot, se është 700 km larg. Më mungon Shqipëria dhe shqiptarët. Por, fitoni në Spanjë t’u bëjnë monument në Itali…

Xhani de Biazi tashmë është i qetë… Ndoshta, ajri spanjoll është më pak i rënduar se ai në Shqipëri, aty ku këto muajt e fundit i ka përjetuar me nervozizëm. Megjithtaë, humori dhe batutat nuk kanë humbur kurrë nga “fjalori” i tij. Gani Abazi, për të gjithë shqiptarët, flet nga Spanja për “Zona Gol” dhe e bën duke rrëfyer emocionet, pritshmërinë, por edhe si tifoz për ndeshjet e Shqipërisë, ndaj Spanjës dhe Italisë.

Si ndiheni pas suksesit të parë, në debutim?

Jam i kënaqur që fituam ndeshjen e shtatë, pasi gjashtë të parat ishin humbur. Rezultat që na jep shumë besim mua dhe djemve dhe mund të luftojmë deri në fund në këtë kampionat. Gjatë javës punuam shumë në aspektin taktik dhe mbrojtës. Duhet ta dimë se çfarë duhet të bëjmë sapo të fitojmë topin. Eshtë rritur besimi dhe puna mund të bëhet në veçanti ose në grup. Është vërtet shumë e vështirë, sepse gjërat për u bënë në harkun e kohës së shkurtër.

Zgjedhja ishte financiare apo për të qëndruar në xhiron e trajnerëve?

Kam shkuar në një kampionatet më të rëndësishëm në Europë, pas Anglisë. Futbolli me paratë duhet të ecin njësoj. Për mua, ajo që më interesonte ishte mundësia të kisha skuadër të drejtoja në një kampionat të madh. Kampionatin Alavesi e nisi keq, por këtu kam mundësi të punoj siç më pëlqen mua”.

Cili është objektivi i klubit?

Mbijetesa, sigurisht. E kemi nisur shumë mbrapa, por kampionati është i vështirë. Në katër vitet e fundit në Europa League ka fituar Sevilja, përveç vjet, ndaj futbolli spanjoll është shumë i fortë. Në mbrojtje mund të rregulloj disa gjëra. Janë pak të gëzuar në mbrojtje, sepse shënojnë shumë dhe pësojnë shumë, si Zemani. Do të përpiqemi të shënojmë më pak dhe të pësojmë më pak.

Krahasimi mes Shqipërisë dhe Alavesit. Çfarë ndryshon për ju, veç faktit se në kombëtare shihet shumë rrallë, me klubin çdo ditë ke mundësi të punosh?

Nuk ka shumë ndryshime, duhet vetëm punë. Shpresoj që edhe këtu të punoj 5 vjet. Ke më shumë mundësi që të jesh vendimtar me punën kur je çdo ditë. Mund të mbash nën kontroll gjithë lojtarët, që të rriten edhe ata. Me përfaqësuesen duhet vetëm të menaxhosh ato që ke në dispozicion, që t’i marrësh maksimumin.

Atalanta ndali Juventusin dhe Berisha super. E pe ndeshjen?

I madh Berisha. Jam shumë i kënaqur për Etritin. Më vjen keq për tifozët juventinë që janë shumë. Më vjen mirë për Atalantën që vazhdon të marrë rezultate të mira, sepse ka ide të qarta dhe trajner që po çon përpara projektin dhe ka besimin e klubit.

A ju mungon Shqipëria?

Më mungon shumë Shqipëria, tani që nuk jam më shumë se kur isha. Nuk e di sepse, por ndoshta sepse kur qëndron mirë në një vend, është si dikush që ndihet padron i botës dhe duhet ta lërë. Nuk është  e lehtë, aspak. E bëra në interesin, si të federatës, për të kërkuar trajner tjetër, por edhe për të ardhmen time, për të gjetur skuadër. U largova dhe qëndrova pushim deri sa gjeta mundësi dhe tani më doli mundësi.

Nëse do të jepet mundësia të merrje ndonjë lojtar të kombëtares te Alaves?

Meqënë se kjo është një botë e përgjithshme, nëse them një, do të vendos në presion lojtarët aktualë që stërvis. Kam djem të rinj dhe që mund të përmirësohen shumë. Varet nga aftësitë e djemve se si do të rriten. Do të jem një baba dhe ndoshta gjysh i mirë, në mënyrë që të rriten. Kam parë që janë vërtet shumë të disponueshëm për të punuar, kur është diçka që e dija, sepse kam pasur eksperiencë në Spanjë.

Dera e Alavesit është e hapur domethënë për shqiptarët?

Sigurisht, ka shumë. Ata që luajnë në Itali dhe Gjermani, që mund të luajnë këtu. Besoj se ndonjë lojtar i kombëtares mund të luajë, nëse jo te Alaves, te ndonjë ekip tjetër, edhe më i fortë.

A do të jesh në Alikante për Spanjë-Shqipëri?

Janë gati 700 km për të shkuar deri aty dhe më duhet udhëtim privat, thuajse i pamundur. Sepse kam stërvitje me skuadrën.

Në Palermo ishit tifoz me Shqipërinë, po në Shkodër, ndaj Italisë, me kë do të jeni?

Për Shqipërinë time! (Albania). Presidenti Duka më dërgoi një mesazh urimi pas fitores së parë, teksa i thashë se fitoni me Spanjën dhe në Itali do t’iu bëjnë monument.

E patë Milan-Roma?

Po, në Digitalb kudo… Do të kisha “Sky”, por përdora Digitalb. Do ta kisha parë dhe Juventusin, por pashë Real Madridin, sepse s’mund të shihja dy ndeshje njëkohësisht.

Kontrata e jetës me shqiptarët vazhdon?

Po, me të gjithë. Fitoni me Spanjën dhe vendosni të gjithë në vështirësi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online