Shqipëria vazhdon të ngjitet, Kosova “stuhi” në renditjen e FIFA-s

0

Shqipëria ka ngjitur edhe dy vende në renditjen mujore të FIFA-s, që është publikuar sot. Tashmë jemi në vendin e 56-të, por jo për meritën tonë, sepse nuk kemi pasur rritje në pikë, por kemi përfituar nga zbritja e theksuar e Bolivisë, por edhe Japonisë.

Ditë e shënuar për Kosovën, sepse dy fitoret në miqësore kundër Burkina Fasos dhe Madagaskarit kanë vlejtur një rritje të jashtëzakonshme, plot 24 vende, duke kaluar nga vendi i 176-të në atë të të 152-të, një rekord.

Ndërkaq, Gjermania mbetet e para dhe Brazili i dyti, por duke humbur pikë, ndërsa Belgjika kalon e treta, duke lënë pas Portugalinë e Argjentinën. Spanja zbret e teta në botë, duke u kaluar nga Zvicra dhe Franca. Vijon pikiata e Italisë, tashmë e 20-ta në botë, 6 vende më pak se muaji i shkuar. Tunizia është e 14-të tashmë, me 9 vende më shumë se muaji i shkuar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.