Shqipëria e Kosova në kahe të kundërta, kreu nuk ndryshon

0

FIFA ka publikuar renditjen e kombëtareve më të mira në botë. Muaji janar nuk ka sjellë asnjë ndryshim në dhjetëshën e parë. Belgjika vazhdon “mbretërimin” e ndjekur nga Franca dhe Brazili.

Shqipëria e Panuçit ka humbur një vend dhe tashmë renditet në vendin e 61-të. Një pozicion më lart është ngjitur dhe Kosova, që tashmë renditet në vendin e 130-të.

Katari ia doli të fitonte Kupën e Azisë dhe tashmë renditet në vendin e 55-të. Plot 23 pozicione më lart është ngjitur kombëtarja arabe pas triumfit të madh. Rritje të madhe në renditje kanë bërë dhe dy ekipet aziatike: Japonia (+23 vende) dhe Koreja e Jugut (+15 vende). Jashtë dhjetëshes së parë mbeten Gjermania dhe Italia, që renditen konkretisht në vendin e 16-të dhe 18-të.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.