Shqipëri me dy fytyra, por ia dalim mbanë

0

Duhej të fitonim, e bëmë. Duhej fitore sa më bindëse dhe pa sforcim, këtu stonuam. Shqipëria ka mposhtur sot Lihtenshtejnin 2-0, në një ndeshje me dy fytyra.

Debutimi i Kristian Panuçit në stolin kuqezi shkoi mbarë, të paktën në pjesën e dytë.

Pa Sadikun në sulm, Panuçi i besoi Llullakut, mbështetur nga Roshi e Grezda. Pjesa e parë ishte e dobët, me dominim territorial e shumë goditje nga këndi, por shumë pak rreziqe në portën kundërshtare dhe një ritëm mediokër.

Në pushim Panuçi me siguri ka gjëmuar në dhomat e zhveshjes, sepse Shqipëria doli e transformuar në fushë, shtoi presionin dhe në minutën e 54-t Roshi gjeti golin zhbllokues, duke devijuar gjuajtjen e Bashës.

Aq u desh që kombëtarja kuqezi të qetësohej dhe dominimi erdhi në rritje, derisa kapiteni Ansi Agolli gjeti golin që mbylli sfidën, në minutën e 78-të.

Sukses i merituar, me një pjesë të dytë perfekte, por Panuçi ka punë për të bërë para Maqedonisë.

Botërori 2018/ Kualifikuese

E shtunë, ora 18.00, Elbasan Arena

Shqipëri – Lihtenshtejn      2-0

Shënues: Roshi 54′, Agolli 78′

Shqipëri: Berisha – Hysaj, Mavraj, Ajeti, Agolli – Basha, Abrashi (Hyka 83′)– Grezda ( Ahmedi 86′), Memushaj (Kukeli 77′), Roshi – Llullaku. Të gatshëm: Alban Hoxha, Strakosha, Balliu, Lila, Gjimshiti, Veseli, Memolla, Latifi, Sadiku

Lihtenshtejn: Jehle – Gëpel, Malin, Kaufman, Kuintans (Jildiz 79′) – Martin Byhel – Salanoviç, Hasler, Vizer, Burgmajer (Brendël 79′) – Janik Frik. Të gatshëm: Majer, Hobi,   Fabio Volfinger, Livio Majer, Erne, Matias Sele, Hofer, Sandro Volfinger, Riter, Aron Sele

Kartonë të verdhë: Malin 16′, Kuintans 62′, Kaufman 69′, Byhel 82′

Gjyqtarë: Sergei Lapoçkin (RUS), Aleksei Lebedev (RUS), Aleksei Lunev (RUS), Mihail Vilkov (RUS)

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here