Prezantohet Aliti: Nuk u mendova dy herë!

Ditën e djeshme është prezantuar te Skënderbeu kosovari, duke dhënë edhe konferencën e parë për shtyp si bardhekuq

“Jam krenar që kam zgjedhur të jem pjesë e Skënderbeut dhe të vesh këtë fanellë. Ka qenë një mundësi e mirë që më është ofruar nga menaxheri im, i cili më ka hapur këtë derë tek Skënderbeu dhe të them të drejtën direkt jam tunduar pasi bëhet fjalë për një ekip mjaft cilësor”. Këto kanë qenë fjalët e para të kosovarit Fidan Aliti mesditën e djeshme në sallën e konferencave për shtyp përpara gazetarëve, ndërkohë që mbrojtësi më i ri te Skënderbeu ka dhënë më pas këtë intervistë:

Aliti, kush ju bindi që të vinit tek Skënderbeu?

Ka qenë një mundësi e mirë që më është ofruar nga menaxheri im, i cili më ka hapur këtë derë tek Skënderbeu dhe të them të drejtën direkt jam tunduar pasi bëhet fjalë për një ekip mjaft cilësor. Kam qenë shumë i kënaqur që në momentin kur më është thënë si mundësi dhe nuk kam pasur nevojë të mendohem dy herë për të ardhur këtu. Dhe ja ku jam.

Sa e njihni Skënderbeun?

Normal që kam parë ndeshjet që Skënderbeu ka luajtur sidomos në Europë. Është një ekip shumë i njohur në Shqipëri, ekipi më i mirë shqiptar. Normal që e kam njohur më parë këtë ekip pasi kam edhe shumë miq këtu që më kanë folur për Skënderbeun. Si të mos e njohësh këtë skuadër që vjen për herë të dytë në Europa League në fazën e grupeve. Kjo më bën të mendoj se kam zgjedhur ekipin më të mirë shqiptar dhe për këtë jam krenar.

Cila ka qenë karriera juaj deri më tani?

Kam luajtur të Luzern në Zvicër dhe më pas jam transferuar në Moldavi tek Sherif Tiraspoli. Së fundi në Kroaci tek Slaven Belupo ndërsa tani tek Skënderbeu për tre vjet. Kam debutuar para tre vitesh me kombëtaren e Shqipërisë me të cilën kam luajtur dy ndeshje. Dhe më pas kam menduar të luaj për Kosovën.

E dini që konkurrenca këtu është shumë e madhe?

Normal si çdo ekip tjetër i madh ka lojtarë shumë të mirë dhe konkurrenca është e lartë. Por mua më bën mirë konkurrenca më rrit më shumë dhe më bën më të fortë.

Së fundi mendoni se me këtë skuadër do të fitoni gjithçka?

Absolutisht që po. Kjo ishte edhe një nga arsyet që zgjodha të vishesha bardhekuq, pasi ndryshe nuk do të vija. Do të fitojmë gjithçka që nga titulli kampion, kupën e Shqipërisë dhe deri te një paraqitje e shkëlqyer që do të bëjmë në Europa League. Do të jap më të mirën për këtë Skënderbeu dhe për këtë ju garantoj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online