Shkriniar: Shuplaka e Atalantës na bën mirë, ja çfarë duam të evitojmë në Champions

0

Interi u ndal në kampionat pas shtatë fitoresh rresht, duke u mposhtur nga Atalanta me rezultatin e thellë 4-1. Milan Shkriniar është larguar drejt ekipit kombëtar të Sllovakisë, por ai komenton ecurinë e ekipit të tij, situatën në Champions.

Ndeshja e radhës është në “Wembley” përballë Totenhemit dhe djemtë e Spaletit luajnë për dy rezultate. Në fund humbja përballë Atalantës, që mbrojtësi e cilëson si një shuplakë… pozitive!

Kishim një ecuri të mirë në kampionat, ku renditemi në vend të tretë, por kemi bërë gjëra të mira dhe në Champions. Kemi luajtur mirë dhe jemi afër kualifikimit më tej. Folëm me njëri-tjetrin pas ndeshjes me Barcelonën dhe ndeshje me Totenhemin është çelësi i kualifikimit. Nuk duam të lëmë gjithçka për ndeshjen e fundit. Duam të shkojmë në Angli dhe të mbyllim çështjen e kualifikimit. Më vjen keq për humbjen e papritur kundër Atalantës. Ishte një ditë e zezë dhe një shuplakë, që do të na bëjë shumë mirë“, përfundon një nga lojtarët më të mirë të zikaltërve.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.