Shkëndija mendon që tani për Europën, presidenti Bexheti tregon planet

Alfred Mane

Shkëndija e Tetovës ka fituar titullin kampion me një ecuri rekord, në çdo drejtim, ndërsa tashmë kërkon të triumfojë edhe në finalen e kupës së Maqedonisë. Ndërkohë, për Supersport presidenti Visar Bexheti ka treguar planet e klubit tetovar për të ardhmen, duke hedhur që tani sytë nga kualifikueset e Champions League. Shkëndija do të tentojë të shkojë deri në play-off, duke ruajtur dhe përforcuar ekipin aktual, edhe pse oferta ka për shumë nga yjet e saj.

“Titulli është vetëm hapi i parë, shpresoj të fitojmë edhe Kupën e Maqedonisë dhe më pas të shkojmë në Europë. Komplimentet shkojnë për lojtarët në radhë të parë dhe stafin teknik që kanë bërë një punë të shkëlqyer. Por falënderimet tona shkojnë edhe për kompaninë Ecolog dhe familjen Destani që kanë investuar paratë e tyre te kjo skuadër. Synimi ynë është të ruajmë grupin aktual të futbollistëve pasi duam të shkojmë larg me këtë skuadër”.

“Pas këtij suksesi do të vazhdojmë të punojmë më fuqishëm që të jemi në të ardhmen edhe më të suksesshëm. Do fillojmë që tani të mendojmë për pjesëmarrjen në Europë. Do të mundohemi ta ruajmë këtë grup futbollistësh dhe të afrojmë ndonjë lojtarë cilësorë. Në Maqedoni do të tentojmë të fitojmë rregullisht titullin”.

“Stadiumi i ri? Besoj që vitin e ardhshëm do të jetë gati. Po punojmë në këtë aspekt dhe besoj që do t’ia dalim. Ideja është për të rikonstruktuar stadiumin e vjetër. por nuk përjashtohet mundësia që të ndërtojmë dhe një stadium të ri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *