Ironia e Insinjes: “Juve e luajti si finale e Champions League? Është mësuar me humbjet”

Napoli është në eufori totale dhe tashmë trajneri Mauricio Sarri ka detyrën e vështirë të kthejë me këmbë në tokë një skuadër që nuk ka fituar asgjë, sepse mbetet ende pas Juventusit.

Pas ndeshjes së djeshme sulmuesi i Napolit Lorenco Insinje ironizoi me Juventusin, kur u pyet nga gazetarët si e komentonte deklaratën nga kampi juventin para ndeshjes se sfida kundër Napolit do të trajtohej si një finale e Champions League: “Duhej të luanin sikur të ishte finale Champions dhe humbën? Janë mësuar”.

Më pas Insinje i përgjigjet edhe Alegrit, që deklaroi se Napoli doli nga kupat që në dhjetor: “Nuk ishte zgjedhja jonë që të eliminoheshim në Europë dhe në kupë Italie. Ndoshta mund të besonim më shumë dhe sigurisht që na vjen shumë keq, por shohim nga e ardhmja. Juve luajti vetëm në mbrojtje? Kemi edhe ne meritë, trajneri na kërkoi të luanim pa frikë dhe pa u shqetësuar se mund të humbisnim, kemi tre vite që punojmë për këtë ëndërr dhe jemi pranë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online