Shkëmbi nuk bindet, tre mbrojtës bëjnë prapaktheu

Bledi Shkëmbi ka një kërkesë të qartë për drejtuesit e klubit: duhet edhe një qendërmbrojtës. Korçari, pasi ka vënë nën urdhrat e tij Ditmar Bicajn, kërkon një tjetër lojtar që të mbajë peshë në prapavijë. Alternativat i ka në ekip, por ish-trajneri i Lirisë kërkon futbollistë lider.

Shkalla, Vogli dhe Duka janë aty, ndërkohë që po kërkohet edhe për një tjetër qendërmbrojtës. Së fundmi nën urdhrat e korçarit janë vënë edhe tre të huaj, por asnjë nuk ka bindur. “SportEkpsres” mëson se Xheferson, Matkoviç dhe Osmanoviç nuk e kanë bindur stafin teknik të durrsakëve.

Kështu vijohet kërkimi për një mbrojtës tjetër me “CV” të pasur. Ende nuk ka ndonjë pistë konkrete, por drejtuesit po punojnë t’ia plotësojnë kërkesën trajnerit Shkëmbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *