Shkëlqimi dhe rënia e… Majkëll Ouen: Dëmtimi më shkatërroi, nisa të urrej futbollin!

0

Majkëll Ouen ishte një ndër talentët më të mëdhenj të viteve 2000. Sulmuesi anglez shpërtheu herët me Liverpulin dhe arriti shumë suksese në një kohë të shkurtër. Në moshën 19-vjeçare, ai shënoi një gol të paharrueshëm ne ndeshjen kundër Argjentinës në Botërorin e 1998.

Golashënues i Premier Ligës që në sezonin e parë me Liverpulin dhe në vitin 2001, Ouen fitoi Kupën UEFA, “FA Cup” dhe  “Football League Cup”. Viti u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme dhe Majkëll Ouen fitoi Topin e Artë. Në vitin 2004, ai u transferua te Reali i Madridit dhe aty karriera e anglezit mori për poshtë. Dëmtime të shumta dhe talenti i madh i futbollit anglez nuk ishte më i njëjti.

Kur pësova dëmtimin tim të parë të rëndë, mora fund, me të vërtetë. Ndryshova stilin tim të lojës, nuk isha më ai që shënoja gola si ai kundër Argjentinës. Dribloja kundërshtarët, krosoja dhe nuk përmbahesha, kur kisha hapësira. Unë isha i tillë, por në 6-7 sezonet e fundit të karrierës, u transformova në lojtar tjetër.

Isha i tmerruar nga mundësia e shkëputjes, kur kisha hapësirë para, sepse e dija se do të dëmtohesha. Kam lindur për të luajtur futboll, por gjëja më e keqe ishte instikti im që më frenonte. Kur Mekmanaman kishte topin në këmbë dhe mund të më lëshonte një pasim para, mendoja: ‘jo, nuk mund ta bësh, të lutem paso shkurt’.

Humba gjithçka dhe fillova ta urrej futbollin. Mezi prisja të tërhiqesha, sepse ai që zbriste në fushë nuk isha më unë. Fatkeqësisht, u futa në një gjendje shpirtërore ku nuk arrija më të vrapoja si më parë, kështu që fshihesha dhe qëndroja në zona të fushës ku nuk duhet të isha”, përfundon tregimin e trishtë, Majkëll Ouen për “BT Sports”.

Një rrëfim i hidhur dhe i sinqertë i një lojtari, i cili kishte të gjitha kartat në rregull për të zhvilluar një karrierë fantastike, por talenti nuk mjafton dhe ndonjëherë më shumë se këmbët e talentuara,  vlen të kesh një kokë të “fortë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.