Risia e Juventus, gati ndërtimi i stadiumit të dytë për moshat dhe ekipin e femrave

0

Juventus është klubi i vetëm i madh italian që ka stadiumin e vet. Nga ekipet e Serisë A veçohet dhe Sasuolo, ndërsa të tjerat kanë stadiume, por nuk janë pronarë, sepse pronarët e vërtetë janë bashkitë. Rinovimi i fundit i vërtetë i stadiumeve italiane ka ndodhur gjatë përgatitjeve për Botërorin e vitit 1990 dhe infrastruktura është pothuajse, ajo e 28-viteve më parë. Bardhezinjtë vendosën të ndryshonin dhe ndërtuan stadiumin e ri para 7 vitesh.

Një risi e rëndësishme për futbollin italian dhe ekipi torinez po shijon frytet e atij investimi. Rritja e klubit është e dukshme. Në Itali dominojnë lehtësisht, ndërsa në Europë renditen mes klubeve më të mira dhe më të shëndetshme, jo vetëm në aspektin teknik, por dhe atë financiar. Risia e viti të kaluar ishte qendra sportive “Continassa”, një zonë që është bërë qendra e vërtetë e Juves. Përveç fushave të stërvitjes, është ndërtuar hoteli dhe shkolla.

Juventus nuk ndalet dhe dëshiron të ndërtojë një tjetër stadium. Ai do të ketë një kapacitet prej 5-6 mijë vendesh dhe do të jetë në shërbim të ekipit të dytë, ekipit të femrave dhe për ekipet e moshave. Stadiumi mendohet të ndërtohet afër atij aktual dhe Juventusi ka gati planin për nisjen e punimeve.

Drejtuesit janë gati për të nisur bisedimet me Bashkinë e Torinos. Vendi ku ata mendojnë të ndërtojnë stadiumin e ri gjendet mes “Allianz Stadium” dhe “Continassa”. Një zonë pothuajse e braktisur, të cilën bardhezinjtë duan ta rigjallërojnë. Koha e ndërtimit të stadiumit është 3-6 muaj dhe pritet vetëm marrja e lejes në bashki për të nisur punimet.

Shumica e tifozëve janë të përqendruar tek ekipi i Alegrit dhe me mbërritjen e Ronaldos, tifozët ëndërrojnë Championsin, që mungon në Torino prej 23-vitesh. Megjithatë, drejtuesit po shohin larg dhe dëshirojnë të rrisin nivelin e të gjitha ekipeve zinxhir, por dhe të rrisin veprimtarinë për tifozët e tyre.

 

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.