Shfaqet emri i parë favorit për stolin e Kukësit, gazetari zbulon takimin e Gjicit me Gegën

Në javën e 24, Kukësi largon përfundimisht nga stoli trajneri Shpëtim Duro. Në zhurmën e madhe mediatike lidhur me emrin e ri të verilindorëve shfaqet një emër i madh i futbollit shqiptar. Nga emisioni “Zona Gol” ka dal emri i Skënder Gegës. Ish-trajneri kampion i Partizanit shfaqet si emri kryesor i stolit të Kukësit ndërsa Bledi Shkëmbi shihet alternative e mundëshme.

Së fundmi Gëga është shfaqur në derbin e së shtunës ndërsa sipas gazetarit Glendi Tafaj, trajneri Gega është parë në një takim me presidentin Gjici dhe drejtorin sportiv Nderim Nexhipi duke diskutuar. Vet Gjici ka pranuar se trajneri i ri do të jetë nga Superliga dfhe jo i huaj por pa dhënë emra. Ende nuk është e konfirmuar si informacion por dyshimet të shtyjnë të mendosh që Skënder Gega është i projektuar për të bërë emër në Superligë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *